Dritan Shano, ka komentuar dorëheqjen e Mark Markut nga mandati si deputet i Partisë Demokratike.
Shano është shprehur se veprimi që bëri Marku është një sakrificë teksa shton se një një person si ai duhet të ishte në foltoren e parlamenti, pasi ishte një ‘zë’ i vlefshëm.
Më tej shton se një nga arsyet që e ka çuar Markun, në këtë vendim ka qenë mungesa totale e komunikimit me kryedemokratin Lulzim Basha.
“Mendoj se Marku është konsekuent në mendimet e tij, gjatë gjithë periudhës që të paktën unë e kam pasur në vëmendje si person publik. Edhe kur ka qenë deputet i PD ai ka qenë një person që fliste mendjen e vet, më shumë sesa urdhrat që lëshohen në partitë politike shqiptare. Këtë unë do e vlerësoj gjithmonë. Nuk e miratoj dorëheqjen ose sakrificën që ai bën. Unë e shoh si sakrificë publike nga ana e Markut, pasi unë mendoj se foltorja e parlamentit ka nevojë për njerëz të cilët janë të çliruar nga violenca, dhuna e çetave politike në Shqipëri.
Marku mendoj se do ishte një zë i vlefshëm në parlament. Argumentet që ka sjellë ai për PD, patjetër që qëndrojnë, por unë nuk kam pritur vitin 2021, për të shprehur rezervat e mia ndaj prezencës kaq të gjatë së Berishës në politikë, apo kritikave në raport me Bashën që prej 2017. Unë mendoj se Mark-u qëndrimin e tij e shprehur edhe në Kuvendin Kombëtar. Mendoj që një nga arsyet që e ka çuar Mark-un të ndërmarrë dhe këtë hap tjetër, ka qenë mungesa totale e komunikimit mes tij dhe kryetarit Basha. Dhe mendoj se këto janë arsye të mjaftueshme personale.“