Frontex ka kapur këtë mbrëmje një familje emigrantësh të paligjshëm në qytetin e Korçës.
Familja me gjashtë anëtarë, çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijët, janë kapur pak minuta më parë në unazën e qytetit.
Ata ishin duke ecur nëpër qytet, kur janë konstatuar nga policia.
Menjëherë pasi janë ndaluar nga shërbimet, anëtarët e familjes janë transportuar në Drejtorinë e Kufirit për veprime të mëtejshme proceduriale.