Shkodra i tha sot lamtumirën e fundit dirigjentit të njohur Kujtim Alija, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Kortezhi i muzikantit parakaloi nga qendra kulturore e fëmijëve, ku ai kontribuoi për shumë vite, deri tek Teatri Migjeni, shoqëruar nga banda frymore e qytetit verior.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë shkodranë shoqëruan kortezhin në nderim të emrit të madh të muzikës shqiptare Kujtim Alija.
“Mjeshtri i Madh” u nda nga jeta parakohe në moshën 60-vjeçare. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën.
Dirigjenti i njohur, ka qenë organizator për shumë vite i Festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.