Ishin dënuar me nga 3 vite burg për ndihmë të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy të shpallurit në kërkim

Shqipëria

Ishin dënuar me nga 3 vite burg për ndihmë të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy të shpallurit në kërkim

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Dy persona, që ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Ilia Margo, 60 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Çajup Tefa, 50 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka dënuar(secilin) me nga 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet në ngarkim të ketyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat