Kryeministri Edi Rama pritet sërish të sjellë emra surprizë në qeverinë e tij të re.
Qeveria “Rama 3”, pritet të jetë një kabinet i reformuar në më shumë se gjysmen e tij dhe shumica e emrave pritet të jenë zonja.
Kreu i qeverisë ndjehet komod me zonjat ministre dhe “Rama 3” do jetë një qeveri me mazhorancë femërore.
Ministrat që qëndrojnë në detyrë janë:
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës
Olta Xhaçka, ministre e Jashtme
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes
Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin
Blendi Çuçi, ministër i Brendshëm.
Këta janë emrat e ministrave që qëndrojnë në detyre edhe në qeverinë “Rama 3”.
Ndërkohë pritet të ketë disa largime.
Ku bie në sy Etilda Gjonaj e cila lëshon karrigen e ministres së Drejtësisë, post për të cilin Rama ka rezervuar një emër surprize.
Genta Bungo e cila është pjesë e trupave të Vettingut është emri i preferuar i Ramës.
Milva Ikonomi pritet të largohet nga Bujqësia dhe vendin e saj pritet ta marrë Frida Krifca, aktualisht Drejtore e AZHBR.
Anila Denaj pritet të largohet nga ministria e Financave, e cila pritet të ndahet në dy ministri Ekonomia dhe Financat.
Një emër i ri që hyn në kabinetin “Rama 3”, është Arbian Mazniku, aktualisht nën/kryetar i bashkisë Tiranë.
Blendi Klosi largohet nga ministria e Mjedisit, Eduard Shalsi nga ministria për Mbrojtjen e Sipërmarjes.
Qeveria “Rama 3” duket qartazi se do ketë një fytyre femërore, ndoshta qeveria me më shumë femra jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por mund të jetë një rekord botëror.
Surprizat e emrave në qeverisje nuk mbarojnë me kaq, gjithçka pritet të mësohet e plotë ditën e enjte, kur kryeministri pritet të shpallë qeverinë e tij gjatë një mbledhje të strukturave më të larta drejtuese të PS.