Vatër e re zjarri në Gjirokastër, merr flakë fusha e fshatit Shtëpëz

Shqipëria

Vatër e re zjarri në Gjirokastër, merr flakë fusha e fshatit Shtëpëz

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë fushën e fshatit Shtëpëz.

Me të marrë sinjalizimin, gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Kujtojmë se në fillim të muajisht gusht një çift bashkëshortësh ndërruan jetë prej zjarreve në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës.

Andrea Haxhiaj vdiq në datën 3 gusht pasi flakët i përfshinë shtëpinë, ndërsa 8 ditë më pas ndërroi jetë dhe gruaja e tij, Tatiana Haxhiaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat