Këtë të shtunë është shënuar një aksident në Lungomare, ku janë përfshirë dy mjete. Një makinë ka goditur një motor, duke e nxjerrë jashtë rruge.
Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk është bërë me dije asnjë detaj në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Mësohet se makina drejtohej nga një femër.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.