Epidemiologu Alimehmeti: Vaksina ul numrin e rasteve të rënda dhe hospitalizimit

Shqipëria

Epidemiologu Alimehmeti: Vaksina ul numrin e rasteve të rënda dhe hospitalizimit

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 07:12
Epidemiologu Ilir Alimehmeti 

Shqipëria ka shënuar shifra të larta me Covid në ditët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 905 raste të reja dhe 3 humbje jete.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se nëse krahasojmë situatën e tanishme me një vit më parë, numri i vdekjeve dhe rasteve të rënda ditore është ulur.

Alimehmeti: "Ne nuk duhet të shohim rastet e reja, duhet të shohim rastet e rënda, pra humbjet e jetës. Këto janë shifrat e rëndësishme sot. Nëse ne krahasojmë dy valët tona, vala "Delta" me valën "Alfa" po në Shqipëri kur kishim këto shifra spitalet i kishim plot. Sot kemi vetëm Covid1 të hapur. Vdekshmëria janë 2-3 raste ditore, në atë periudhë kapnin 20-30 vdekje. Ne shohim qartësisht një ulje të njerëzve në spital dhe një ulje të vdekjeve. "

Alimehmeti u shpreh se vaksinat fillimisht ulin numrin e rasteve të rënda dhe hospitalizimeve. Sipas tij, mbrojtja ka rënë për infektimin, por mbetet shumë i lartë efektiviteti ndaj formave të rënda

Alimehmeti: "Nga ana etike ne nuk mund t'i themi njerëzve shkoni dhe infektohuni. Ky diskutim i imunitetit natyror është te ata që e kanë kaluar. Me vaksinat që  në fillim kjo ishte e qartë sepse nga nxitimi të gjitha efikasitetet që u dhanë për vaksinat u dhanë për një periudhë shumë të shkurtër. Kjo nuk të lë dot të shohësh se ç'ndodh me vaksinën 6 muaj pas dhe kjo ju la studimeve të fazës së katërt. Mbrojtja ka rënë për infektimin, pra bie efikasiteti nuk është më ai 95% për infektimin, por është shumë më poshtë, por mbetet shumë i lartë efektiviteti ndaj formave të rënda dhe humbjes së jetës. "

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat