Kush është biznesmeni i arrestuar në Sarandë për kokainë?!

Shqipëria

Kush është biznesmeni i arrestuar në Sarandë për kokainë?!

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:53
Romeo Laze

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin B. Ç., 26 vjeç.

Por, kush është i arrestuari?

41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. Ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë.

Ndërkohë, vëllai i Romeo Lazes ka qenë i dënuar, para disa vitesh, për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, në Sarandë.

Kujtojmë se brenda 3 muajsh Policia e Sarandës ka goditur 2 baza të shpërndarjes së kokainës dhe 3 baza të shpërndarjes së “cannabis sativa”. Veç shpërndarësve, policia ka arrestuar edhe shtetas të ndryshëm me sasi të vogla, të cilët kane rezultuar përdorues të lëndës narkotike.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat