Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në pranga ka rënë Bajram Reka, 45 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në vendin e quajtur "Lapidari", Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur
Po ashtu është arrestuar edhe Nikoll Gjoni, pasi për shkak të një parakalimi humbi kontrollin e doli nga rruga, e si pasojë humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, në pranga 36-vjeçari në Tiranë
“Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.”- njofton policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.