Pa zhurmat e luftës, afganët shijojnë pasditen në oborret e godinave në Qytetin e Studentit

Shqipëria

Pa zhurmat e luftës, afganët shijojnë pasditen në oborret e godinave në Qytetin e Studentit

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

457 afganë kanë mbërritur në Shqipëri përmes 5 fluturimeve.

Disa prej tyre janë akomoduar në Durrës e pjesa tjetër në godinat e Qytet Studentit.

Siç shihet në një video të siguruar nga Ora News, duket se afganët kanë harruar tmerrin në vendin e tyre dhe mjaft të qetë qëndrojnë në oborrin e godinës së Qytet Studentit.

Duket se rreth godinës është vendosur një shirit nga policia, por megjithatë kjo nuk i ka penguar fëmijët të luajnë dhe të shijojnë pasditen e tyre të dytë në vendin tonë.

Mësohet se aktualisht në Qytetin e Studentit janë akomoduar se 288 afganë. Shumica mes afganëve janë veprimtarë të shoqërisë civile, mësues , e gazetarë.

Në ditët në vijim pritet që Shqipëria të presë ë tjerë afganë të cilëve u është ofruar statusi i mbrojtjes së përkohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat