Spartak Ngjela në zi, mes dhimbjes së madhe bën dedikimin prekës për mikun e tij

Shqipëria

Spartak Ngjela në zi, mes dhimbjes së madhe bën dedikimin prekës për mikun e tij

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 09:59
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela përmes një dedikimi në rrjetet sociale i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij, artistit të madh shqiptar Sherif Merdani.

Këngëtari u nda dje nga jeta në moshën 81-vjeçare, por la pas një karrierë të pasur artistike që do të trashëgohet brez pas brezi.

Postimi i plotë:

Dje u nda nga jeta një njeri shumë i dashur për tri breza shqiptarësh: këngëtari i madh dhe një njeri i një jete të madhe - Sherif Merdani.

Ishte miku im, bashkëshoqëruesi i rinisë sime, por jo vetëm: ai ishte një njeri i veçantë, humanist, artist dhe këngëtar i madh që i dha një kënaqësi të tejme popullit dhe veçanërisht rinisë shqiptare bash në një çast historik vuajtjesh dhe tregjedie kombëtare.

Ai këndoi për të sjellë lirinë shqiptare, ai u burgos rëndë nga tirania Hoxha pse donte të çlironte rininë e Shqipërisë nga terri që i kishte ndërkallur në shpirt tirania e egër; dhe ai këndoi kudo, derisa kënga e tij ia arriti të mbijetojë me zulm kundrejt ligësisë së së vdekur të Enver Hoxhës...

Ti jetove një jetë të madhe, Sherif Merdani, u sakrifikovë për lirinë, këndove me talent të madh e me përkushtim për lirinë shpirtërore të popullit tënd; dhe tani, shko, miku im, drejt qiejve që prej andej ta shohësh atdheun, të cilit i këndove me talent dhe pasion të madh për të larguar terrin tiranik qe i kishte dhunuar shpirtin e lirë popullit të tënd.

Në shekuj do të jetojë kujtimi sublim i këtij këngëtari të madh.

Spartak Ngjela, 30 gusht 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat