Djali i Sherif Merdanit ka prekur me deklaratën e tij për ndarjen nga jeta të babait. Gerard Merdani është shprehur për mediat se nuk do të zgjidhte një person tjetër për baba, pasi i ati i ka mësuar vlerat e vërteta të jetës. Ai shtoi se ka shumë kujtime dhe mësime të bukura nga babai.
Djali i Sherif Merdanit: Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar. Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë.
Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë. Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’”, tha ai.
Kujtojmë se “Artisti i Merituar” Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë që e mundonte prej kohësh. Sherif Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe. Ai ka qenë i dënuar politik dhe 16 vite të jetë së tij i ka kaluar pas hekurave.