Meta me maskë, thirrje Ramës: Varianti ”Delta” nuk ndalet me orë policore

Shqipëria

Meta me maskë, thirrje Ramës: Varianti ”Delta” nuk ndalet me orë policore

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 14:38
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin për situatën e krijuar nga përhapja e variantit “Delta”. Përmes një postimi në facebook Meta i kërkon qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, pasi nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore.

“Shtimi tepër i lartë i rasteve të infektimeve me COVID-19, fatkeqësisht dhe të humbjeve të jetëve në ditët e fundit, veçanërisht në rrethanat e reja të krijuara me përhapjen e variantin “Delta”, shtrojnë nevojën jetike për marrjen e masave të tjera efektive për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht".

Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situate nënvizon presidenti Meta dhe inkurajoj qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Qeverisë të shtojë sa më parë fondet

“Mbajtja e maskave, respektimi i distancimit fizik dhe higjiena maksimale janë të domosdoshme gjithashtu.

I bëj apel Qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, për të përmirësuar shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve dhe për të mos u gjendur sërish para gjendjeve të papranueshme të mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore, që luftonin në vijën e parë, pa pajisje mbrojtëse dhe mjetet e duhura diagnostike” shkruan Meta në postimin e tij në facebook që e ka shoqëruar dhe me një foto ku kreu I shtetit shfaqet me maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat