“Shtëpitë të kthehen shkolla”/ Propozimi i një mësuesi nëse rikthehet mësimi online

Shqipëria

“Shtëpitë të kthehen shkolla”/ Propozimi i një mësuesi nëse rikthehet mësimi online

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Shtyrja e vitit të ri shkollor për drejtorin e një shkolle jo publike është vendimi i duhur që institucionet shtetërore  të vlerësojnë metodat e mësimdhënies në një kohë kur situata epidemiologjike po përkeqësohet.

Si drejtues i një institucioni arsimor,Artur Shkurti I ka propozuar zyrtarisht ministrisë së arsimit një zgjidhje në rast se me valën e katërt të pandemisë mësimi mund të zhvillohet sërish online .

Mungesa e mjeteve teknologjike, mbikqyrjes nga prindërit kur fëmijët janë vetëm në shtëpi, shëndeti mendor dhe fizik janë disa nga problemet që u shfaqën ne eksperiencën e vjetshme me mësimin virtual, sipas profesor Shkurtit, ndaj bashkëpunimi i mësuesve me prindërit në grupe të vogla me fëmijë do të ishte shpëtim që ky viti i ri shkollor të mos konsiderohej i djegur.

Po vendimi për vaksinimin e detyrueshëm a e mirëpresin  arsimtarët?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat