Një kufomë është gjetur në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke.
Trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar, i gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.