Balla takon bashkëkryetarin e Partisë së Gjelbërt Europiane/ Thomas Waitz

Shqipëria

Balla takon bashkëkryetarin e Partisë së Gjelbërt Europiane/ Thomas Waitz

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:15
Foto nga takimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti në një takim bashkëkryetarin e Partisë së Gjelbërt Europiane, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, Thomas Waitz.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se gjatë takimit i ka shprehur z. Waitz mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërt në Parlamentin Europian (grup me 73 eurodeputetë) lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Balla dhe Waitz gjatë takimit gjithashtu kanë diskutuar edhe për çështje që lidhen me axhendën e gjelbërt dhe çështje mjedisore

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prita në një takim Thomas Waitz bashkëkryetar i Partisë së Gjelbërt Europiane??, anëtar i Parlamentit Europian.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërt në Parlamentin Europian (grup me 73 eurodeputetë) lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të gjelbërit edhe në nivelin e parlamenteve të shteteve anëtare mbështesin procesin e zgjerimit të BE.

Me eurodeputetin Waitz diskutuam edhe për çështje që lidhen me axhendën e gjelbërt dhe çështje mjedisore. Mjedisi është një pasuri e shumëllojshme ekosistemesh, që duhet ta mirëmenaxhojmë dhe mbrojmë si pasuri kombëtare në interes të qytetarëve dhe të brezave që vijnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat