Është riaktizuar nga era zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Sipas gazetares Lorena Kodra edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.
Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesë e Maqedonisë.
Në lidhje me vatrën e zjarrit, mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja.
Specialistët thonë se përhapja e madhe në sipërfaqe e zjarrit tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri.