Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Janshas.
“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Rama.
Një ditë më parë Rama u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.