Shkollat hapin dyert në Korçë për mësimin plotësues, ende mësues te pavaksinuar

Shqipëria

Shkollat hapin dyert në Korçë për mësimin plotësues, ende mësues te pavaksinuar

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Në këtë fillim shtatori institucionet arsimore në qarkun e Korçës kanë hapur dyert për rreth 9000 nxënës. Sipas informacioneve nga Drejtoria Arsimore vetëm 5500 prej tyre kanë vendosur të kthehen me dëshirën e tyre në bankat e shkollës për të ripërsëritur lëndët ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur fundin e shtatorit.

Ajo që vihet re në këtë fillim viti shkollor në Korçë është pikërisht vaksinimi i mësuesve të cilët vaksinimin e kanë lënë për një moment të dytë edhe pse ditëve të fundit u njoftua për vaksinim të detyruar për këtë kategori.

Një gjë të tillë e bën të ditur drejtori i zyrës vendore të arsimit parauniversitar Korçë Endri Pikuli i cili thotë se janë mbi 200 mësues në qytetin e Korçës ende të pavaksinuar.

Mësues të pavaksinuar ka edhe në shkollat e tjera të qarkut, janë mbi 100 mësues në Maliq, 56 në Pogradec, 40 në Devoll dhe 15 mësues në Kolonjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat