Rreth 68 kg drogë/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe shqiptar

Shqipëria

Rreth 68 kg drogë/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe shqiptar

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:05
Droga e sekuestruar

Tre shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat greke bëjnë me dije se rreth 68 kilogram kanabis është sekuestruar në Atikë.

Në total, nga kontrollet u gjetën dhe u konfiskuan, ndër të tjera: 68,84 kilogramë kanabis të papërpunuar, 15,250 euro, 26 gëzhoja, një revistë, 18 telefona celularë, bllokues elektronik.

Pritet që të arrestuarit të dalin para Gjykatës ku do të njihen edhe me masën e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat