Romeo Kara reagon pas deklaratës së bujshme

Shqipëria

Romeo Kara reagon pas deklaratës së bujshme

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:14
Romeo Kara

Duke marrë shkas nga deklarata e Jonila Godoles e cila tha se Partia Demokratike duhet të distancohet nga Sali Berisha, juristi Romeo Kara shprehet se PD duhet të  ndahet nga kulti i Berishës si praktikë e kapjes së partisë dhe shtetit.

“PD nuk mund te ndahet thjesht formalisht nga Berisha, pa u ndare nga kulti i tij dhe berishizmi si praktike e kapjes se partise dhe shtetit, patronalizmi, klientelizmi, krimi e korrupsioni.

PD duhet te rilinde, duke iu kthyer meritokracise brenda saj dhe qartazi doktrines se demokracise liberale shembull dhe garant i se ciles jane SHBA-te.

Nese jo, atehere PD ka mbaruar se bashku me misionin e saj dhe lidershipi i saj vuan nga mungesa e kurajos dhe vizionit”, shkruan juristi në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat