Në një intervistë për Ora News, zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se ka një tendencën përkeqësimi të rasteve duke parë rastet e reja.
Sipas saj, prandaj janë ndryshuar masat lidhur me orën policore dhe paraqitjen enjë pasaporte vaksinimi ose të kalimit të virusit.
Rakacolli: Ka një tendencën përkeqësimi të rasteve duke parë rastet e reja. Incidenca javore ka shkuar 300 për 100 mijë banorë. Ka pasur një rritje të ndjeshme edhe në raport me shtrimet në spital. Prandaj kemi ndërmarrë masa në raport me këto numra. Kemi ndryshuar orën policore dhe kërkohen dokumente lidhur me vaksinimin dhe kalimin e covidit. Po ashtu kemi bërë thirrje për vaksinim, sidomos të grupeve të rriskuara. Duhen respektuar masat dhe padyshim vaksinimi për të parandaluar këtë pandemi.
Në këtë aspekt duhen vaksinuar mjekët, studentët dhe mësuesit, sepse dhe nëse ato nuk duan që të vaksinohen, ata mund të infektojnë të tjerët. Në vend janë inspektorët për kontrolle, po ashtu edhe vetë shkollat janë në komunikim me ministrinë e Arsimit lidhur me protokollet. Nëse është vënë re ndonjë parregullsi me siguri është diçka e me momentit dhe jo një tendencë. Nga ana tjetër vaksina është dhe qytetarët duhet ta marrin atë. Ndërkohë duket se disa persona e kanë shtyrë vaksinimin ose disa persona janë të ndikuar për disa efekte që mund të ketë vaksina dhe hezitojnë që ta bëjnë atë.
Rakacolli shtoi se virusi Delta është shumë infektues se sa ai fillestar dhe ka tendencë që të preken edhe të rinjtë.
Rakacolli: Virusi Delta është shumë infektues se sa ai fillestar dhe ka tendencë që të preken edhe të rinjtë. 95% e atyre që janë të infektuar janë të pavaksinuar. Pra ne kemi një valë të infektimeve të të pavaksinuarve. Tashmë numri i atyre që janë të sëmurë dhe kërkojnë kujdes intensiv është shumë më i ulët krahasuar me periudhën e një viti më parë. Ne kemi pasur shumë persona në spitale ku spitalet kanë qenë plot spitalet. Sigurisht që kemi të infektuar edhe persona që janë infektuar pas vaksinimit, me raste të vogla, por ka ndodhur edhe në vendet e huaja.