Rama i shton shtetit edhe 3 ministri, ja cilat janë ato dhe kush do t’i drejtojë

Shqipëria

Rama i shton shtetit edhe 3 ministri, ja cilat janë ato dhe kush do t’i drejtojë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:59
Foto

Ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama bëri të ditur edhe emrat me të cilët do të qeverisë në këtë 4 vjeçar, të tretë.

Ai bëri të ditur se këtij 4-vjeçari do të ketë edhe tre ministra shteti. Bëhet fjalë për Ministrinë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, që do të drejtohet nga Edona Bilali, Ministria për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi.

Në dy prej ministrive Rama ka vendosur të emërojë prurjet e reja në Parti, Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërsa Elisa Spiropali vijon të mbajë Ministrinë e Marrëdhënieve me Parlamentin, kurse është rikthyer në karrigen e ministrit edhe Milva Ikonomi, e fundit kjo që disa vite më parë ka qenë edhe ministre e Financave.

Milva Ikonomi

Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është nënë e dy vajzave.

Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).

Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.

Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.

Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 – 2008.

Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.

Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.
Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.

Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.

Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat