Një 25-vjeçare është arrestuar në qytetin e Fierit pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
E reja ishte duke i dhënë mjetit tip ‘BMW’ teksa u ndalua nga forcat e policisë.
Vajza me inicialet B.M ishte në gjendje të dehur në timon si dhe nuk kishte as lejen e drejtimit.
Njoftimi
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasen B. M., 25 vjeçe, banuese në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMW” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.