Një rokadë ndodhi sot në Partinë Socialiste, ku kryeministri Rama prezantoi sekretarët e rinj që do ta shoqërojnë në qeverisjen e tij gjatë këtij mandati të tretë.
Ekipi i “qeverisë së PS”, sekretariati është ndryshuar plotësisht me emra me strukturë, duke si bazë kryesore. Dy shtyllat kryesore të PS-së, do të jenë Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi, që do të mbajnë përkatësisht postet e sekretarit të Përgjithshëm të atij Organizativ në PS. Klosi siç e tha edhe kryesocialisti në fjalën e tij do të jetë krahu i djathtë i Gjiknurit.
Këto dy poste janë mbajtur nga Taulant Balla dhe Arben Pëllumbi, të tashmë nuk do të kenë asnjë post tjetër në sekretariat.
Alfred Peza është larguar nga posti i sekretarit për Marrëdhëniet me mediat. Etjen Xhafaj ka zëvendësuar Blerina Gjylametin në postin e sekretarit Digjital.
Anila Denaj ka zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e sekretares të Burimeve Njerëzore. Teuta Vodo është larguar nga posti i sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë duke u zëvendësuar nga Romina Kuko.
Ndërsa janë shkrirë dy postet sekretariatesh si i Emigracionit dhe për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve. Kështiu Ilir Beqaj nuk do të mbajë asnjë post partiak. Gjithashtu nuk do të ketë më as sekretar për Çështjet Zgjedhore, post që është mbajtur nga Damian Gjiknuri.
Sekretar për Rininë do të jetë Bojkena Basha, e cila merr vendin e lënë nga Gent Cakaj.
Sekretariati i ri PS-së
Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri
Sekretari Organizativ do të jetë Blendi Klosi
Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj
Burimet Njerëzore Anila Denaj
Sekretare e Gruas Etilda Gjonajt
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë- Romina Kuko
Sekretar e Rinisë- Bojkena Basha
Kush ishin dhe u larguan
Taulant Balla- Sekretar i Përgjithshëm
Arben Pëllumbi- Sekretar Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral
Damian Gjiknuri-Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Alfred Peza- Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat
Blerina Gjylameti- Sekretar për organizimin Digjital
Ilir Beqaj- Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj- Sekretar Për Emigracionin
Teuta Vodo- Sekretar Për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Lindita Nikollaj- Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjes
Gent Cakaj- Sekretar për Rininë