Gramoz Ruçi ka marrë pjesë sot në prezantimin e qeverisë së re. Edhe pse nuk është më pjesë e PS dhe asnjë pozicioni drejtues, ish-kryetari i Kuvendit ka qenë sot i pranishëm ku ka patur edhe një deklaratë të shkurtër para gazetarëve. Ai është pyetur për pozicionin që do të ketë në PS dhe ka thënë “një socialist, familjar dhe gjysh i përsosur”.
Si ju duket qeveria e re?
Dale të dalë njëherë qeveria e re.
Ju ku do ju shohim së shpejti?
Ku do më shihni? Në rolin e ri që kam deklaruar, socialist, familjar dhe gjysh i përsosur, kaq