Makina përplas këmbësorin, shoferi ia mbath nga vendngjarja

Shqipëria

Makina përplas këmbësorin, shoferi ia mbath nga vendngjarja

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Raportohet se një i moshuar ka mbetur i plagosur, ndërsa aksidenti është regjistruar rreth orës 19:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri.

"Një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat