Amerika armatos edhe Shqipërinë, i dhuron dronë super inteligjentë “Puma”

Shqipëria

Amerika armatos edhe Shqipërinë, i dhuron dronë super inteligjentë “Puma”

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:00
Amerika i dhuron Shqipërisë dronë super inteligjentë “Puma”

Një tjetër ndihmë nga SHBA. Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey i kanë dhuruar Forcave të Armatosura shqiptare dronë “Puma”.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada amerikane në Tiranë, ku njofton  se “Puma-t” iu dhuruan Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

Në njoftim thuhet se një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të NewJersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente, ndërkohë tani është Oficere e Ushtrisë.

Image

“Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja.

Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të NewJersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat