Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar, me një numër rekord zonjash në poste ministrore dhe role drejtuese ku 12 ministri do të drejtohen prej tyre, pra gati 75% të gjithë Qeverisë.
Rama tha se një qeveri e dominuar nga gratë nuk ka qenë në qëllimin e tij, por se është mundur që çdo vendi t’i gjej personin e duhur.
“Nuk ka qenë qëllim i im të ishin shumë gra. E kam pas qëllim në fillim që të ishim 50 me 50. Jemi në dhjetëshen e parë të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore.
Në këtë rast nuk kam patur qëllim gjetjen e grave, por jam përpjekur por çdo vendi t’i gjej personin që në këtë fazë do ta bëjë këtë punë më mirë se sa do ta bënte dikush tjetër”, tha Rama.