A do betohet qeveria e re tek presidenti i shkarkuar? Flet Rama

Shqipëria

A do betohet qeveria e re tek presidenti i shkarkuar? Flet Rama

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:03
Edi Rama dhe Ilir Meta

Edi Rama duket se nuk ka rrugë tjetër. Qeveria e re do të betohet tek presidenti, që maxhoranca e PS e ka shkarkuar, ndërsa fati përfundimtar i Ilir Metës është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri deklaroi se do zbatojë kushtetutën dhe do betohet bashkë me kabinetin e tij, tek presidenti Ilir Meta.

Rama tha se mes tyre nuk ka asnjë zënkë, thjesht rrugët mes PS dhe Metës "janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme".

Pjesë nga diskutimi

Presidenti i Republikës, keni shkarkuar votimin e tij, ju dhe mazhoranca juaj. Do të shkoni të betoheni në zyrën e tij?

Rama: Përsa kohë është në zyrë….do respektoj për Kushtetutën

Do te respektoni kushtetutën…Ka pasur tentativa mes jush gjatë verës për pajtim me presidentin, sepse Presidenti ka hequr dorë nga deklaratat e fora, merret me ecje. Ka pasur kontakte mes jush? Ju jeni zënë dhe jeni pajtuar shpesh.

Edi Rama: Unë nuk jam zënë, thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Janë ndarë disa herë dhe rrugët bashkoheshin prapë?

Edi Rama: Është e pakthyeshme për arsyet që janë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat