Diplomati Agim Nesho, ka komentuar largimin e Taulant Ballës nga dy poste të rëndësishme dhe largimin e Fatmir Xhafajt, i cili nuk ka marrë asnjë post të rëndësishëm në qeveri.
Nesho thekson se Rama pastroi partinë për momente të vështira që mund të ketë gjatë mandatit të tretë.
Nesho është shprehur se Rama figurat e rëndësishme politike i përdorë për interesa të tij e më pas i 'hedh në kosh'.
“Rama pastroi partinë për momente të vështira që mund të kalojë gjatë periudhës së ardhshme dhe dihet se mandati i tretë duke mos pasur asnjë rezultat nga dy mandatet e para do të jetë i vështirë. Problemet me Komunitetin ndërkombëtar dhe me Evropën e Bashkuar, janë shumë kritike ndaj mënyrës së qeverisjes në vend, dhe në këtë kuptim në radhë të parë pastroi partinë, për veten e tij. Në të gjitha lëvizjet heqja nga kryesia e ish-Ministrit Drejtësisë, Xhafaj që ka qenë përkrahës kryesor i lëvizjeve për ndryshim në PS.
Ka qenë përkrahësi i Ramës, kundër Nanos, e hoqi dhe këtë. Ridimensionoi rolin e numrit 2 të partisë Taulant Balla, i cili njihet si një përkrahës i rrymës së vjetër të Partisë, me Gramoz Ruçin me Xhafajn dhe ka qenë një nga njerëzit që nuk është promovuar që në fillim nga Rama”, tha ai ndër të tjera për Ora News.