“Nuk ka s’du këtu, nuk jemi në restorant”/ Rama flet për emërimin e ministrave

Shqipëria

“Nuk ka s’du këtu, nuk jemi në restorant”/ Rama flet për emërimin e ministrave

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:49
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar mbrëmjen e sotme se asnjë ministër nuk e ka ditur që do të ishte pjesë e qeverisë “Rama 3”.

Gazetarët e pyetën se çfarë do të ndodhte nëse ndonjë prej tyre do e refuzonte postin, por Rama tha se asnjë prej tyre nuk mund të thoshte që nuk donte, pasi është i mandatuar të përfaqësojë shumicën.

Asnjë nuk e ka ditur që do të ishte ministër. Asnjëherë nuk e kanë ditur. Kur je në qeveri koalicioni, do diskutosh për emrat. Kur ke një shumicë, ti do diskutosh kur do të marrësh një ministër jashtë partisë. Në këtë front beteje, kush është i mandatuar të përfaqësojë shumicën, ka marrë parasysh të përfaqësojë shumicën. K

ush është i mandatuar, nuk e refuzon detyrën që i kërkohet. Nuk ka s’du këtu, nuk jemi në restorant.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat