Kryeministri Edi Rama surprizoi dje të gjithë, mediat, kundërshtarët politik edhe vetë socialistët që ndodheshin brenda sallës së Pallatit të Kongreseve me zgjedhjen e qeverisë së re.
Në qeverinë "Rama 3" pjesa më e madhe e posteve drejtuese nëpër ministri përbëhej nga gra, me 12 prej tyre ndërsa vetëm 5 meshkuj.
Prurjet e reja të panjohura që do drejtojnë 3 ministri janë: Edona Bilali, Delina Ibrahimaj dhe Frida Kifca.
Ministrja e Financave - Delina Ibrahimaj
E diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, më pas ka përmbyllur Masterin Shkencor për Menaxhim.v
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/03/auto_-640-0-6131d50a8c8421630657360.jpg)
Nga Nëntori 2016 deri në Korrik 2019, Znj. Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Ministrja e Sipërmarrjes - Edona Bilali
Kreu Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë në vitet 2006-2010 për Administrim Biznesi. Më pas përfundoi Master për Marketing në vitin 2012-2014.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/03/auto_fkklklff1630657412.jpg)
Prej vitit 2010 shërben si Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Kryesoi listën e PS në Shkodër në zgjedhjet e 25 prillit.
Ministrja e Bujqësisë - Frida Krifca
U diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe përfundoi masterin për Administrim Biznesi.
Shërbeu për katër vite si drejtore për Shqipërinë për Trupat Vullnetare të Shërbimeve Financiare (FSVC).
Prej korrikut 2017 drejton Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/03/850x636_-640-0-6131d675c4faa1630657450.jpg)