Mëngjesin e ditës së sotme, Policia bën me dije se një vajzë 25 vjeçe ka rënë në det, teksa zbriste duke u lëkundur nga një anije e ankoruar pranë portit të Vlorës.
Policia dhe pasagjerët kanë ndërhyrë me shpejtësi për ta nxjerrë dhe e kanë dërguar në spital. Policia më pas tha se ajo ende nuk është identifikuar se cila është dhe se dyshohet se ka qënë nën efektin e alkolit.
Në njoftimin e Policisë thuhet: “Mëngjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qënë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me identifikimin e shtetases dhe sqarimin e rrethanave të rastit.”