Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5, në nyjen “Shqiponja” në Tiranë.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Re.
Hapja e tunelit numër 5 do të bëjë të mundur qarkullimin e automjeteve që hyjnë në Tirana nga Durrësi, duke lehtësuar kështu qarkullimin.
Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët.