Balluku për hapjen e tunelit Nr.5 te “Shqiponja”: Do i japim Tiranës hyrje dinjitoze

Shqipëria

Balluku për hapjen e tunelit Nr.5 te “Shqiponja”: Do i japim Tiranës hyrje dinjitoze

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shkruan se me hapjen e tunelin Nr.5 te “Shqiponja” në Tiranë stabilizohet dhe trafiku i automjeteve.

Tashmë sipas Ballukut, kanë mbetur dhe detajet e fundit për t’i dhënë Tiranës një hyrje dinjitoze në skajin veri-perëndimor.

Ajo thekson se kjo do të ishte një zgjidhje për trafikun e automjeteve dhe lehtësim për lëvizjen e këmbësorëve.

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Hapëm për trafikun tunelin numër 5 në nyjen “Shqiponja”, duke bërë kështu funksional tre tunele dhe duke stabilizuar trafikun në mënyrë definitive. Po punohet me detajet e fundit, për t’i dhënë?Tiranës një hyrje dinjitoze, e cila i jep zgjidhje trafikut të automjeteve si dhe lehtëson lëvizjen e këmbësorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat