Mbi 1.5 milionë vaksinime janë kryer në Shqipëri deri në këto momente. Lajmi bëhet publik nga kryeministri Edi Rama, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë vaksinën kundër covid19.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!
#MbroniShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh ”, shkruan Rama.
Kujtojmë se shifrat e covid19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5901 testime kanë rezultuar 895 raste të reja, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën.
Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.