Analisti Frrok Çupi u shpreh se pret më shumë se sa është thënë nga mazhoranca e re dhe theksoi se pret një hapësirë tjetër në shtet.
“Largimi i z. Koka si deputet, është ashtu sikurse ka deklaruar. Po ashtu edhe Gramoz Ruçi.
Najada Çomo ka një vend dhe një produkt si mjeke. Nga ana tjetër unë pres më shumë se sa është thënë. Unë mund ta atakoj mazhoracën dhe pres një hapësirë tjetër në shtet. Pres një tavan të ri të shtetit sepse është ulur në këto 30 vite.
Po ashtu, shteti mbahet nga këta që i quajnë si oligarkë, se shteti nuk mbahet nga lypsarët dhe ata që pinë raki. Këto janë elita për mua”, tha Çupi për Ora News.