PS ka nisur në Presidencë shkresën për mandatimin e Edi Ramës kryeministër të Shqipërisë.
Dy ditë më parë (2 shtator) Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin.
Sipas nenit 96, Presidenti Meta duhet të emërojë Edi Ramën kryeministër 10 ditë para nisjes së sesionit parlamentar.
Sipas nenit 97, brenda 10 ditëve nga emërimi, Rama duhet të prezantojë programin politik të Këshillit të Ministrave dhe përbërjen e tij
Brenda 7 ditëve nga prezantimi, ministrat duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.