Po largoheshin nga Shqipëria me ID false, e pëson keq 19-vjeçari dhe kushërira e tij

Shqipëria

Po largoheshin nga Shqipëria me ID false, e pëson keq 19-vjeçari dhe kushërira e tij

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:47
Ilustrim

Policia Kufitare e Rinasit ka bërë arrestimin në flagrancë të një shtetasi dhe proceduar penalisht kushërirën e tij pasi u janë gjetur dy karta identiteti të falsifikuara.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushurira e tij E. H., 31 vjeçe në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi:

Në Rinas, nga Policia Kufitare e Rinasit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave” i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushurira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat