Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare, “Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran

Shqipëria

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare, “Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:15
Paulin Preka

Humoristi i njohur shkodran Paulin Preka ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare

Mjeshtri i Madh i humorit ndërroi jetë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.

Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat