Mësimi on-line krijoi boshllëqe/ Mësuesit po përballen me nxënësit që janë mbrapa me mësimet

Shqipëria

Mësimi on-line krijoi boshllëqe/ Mësuesit po përballen me nxënësit që janë mbrapa me mësimet

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Shkollat tona që hapën dyert në 1 shtator për mësim plotësues, dhe ajo që vihet re është prani e madhe nxënësish, që janë edhe më të motivuar për ta ndjekur mësimin në klasë, për shkak të mangësive që u krijuan vitin e shkuar shkollor, pasi mësimi u zhvillua kryesisht online.

Shkolla fillon në 27 shtator, por po e shfrytëzojmë këtë periudhë, për të bërë një përsëritje të gjërave më të rëndësishme, të lëndëve më të rëndësishme.

Në vijmë nga klasa e nëntë. Sa kemi filluar klasën e 10, gjimnazin. 2-3 veta njoh në klasë dhe kam shumë emocion, por jam e bindur që do të shkojë gjithçka mirë. Vij më dëshirë, se mësimi online nuk është i duhuri. Mezi e prisja të vija në shkollë. Pushime kemi bërë pothuaj gjithë vitin e shkuar. Nuk na duhen më.

Mirela Bega: Është më mirë të vijë dhe të dëgjojë e përforcojë njohuritë, sesa të rrijë në shtëpi apo në lokal. Edhe pushime mendojmë se bënë mjaftueshëm. Vëmë re që kanë interes. Vijnë korrekt, të pajisur më fletore, libra dhe gjithccka duhet. Janë shumë të interesuar të plotësojnë mangësitë. Jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit nuk janë të interesuar për mësimin online, pavarësisht se në situate të caktuara detyrohemi ta zhvillojmë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat