“Shekulli” mëson se autori i dyshuar i vrasjes së Isat Goçajt këtë të shtunë në fshatin Çerem të Tropojës, një fshat turistik që ndodhet pranë vijës kufitare mes Shqipërisë me Malin e Zi, punon si zjarrfikës.
Altin Ismailisufi është larguar në drejtim të paditur pas krimit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti për pronën mes viktimës dhe autorit.
Banesat e tyre ndodhen fare pranë njëra-tjetrës.