Politikania dhe pedagogia, Nora Malaj, ka folur për arsimin në vendin tonë.
Malaj është shprehur se studentët duhet të qëndrojnë në Shqipëri, ndërkohë shton se vendi ynë duhet të tregohet mikpritës shqiptarët, ashtu siç u tregua dhe për afganët.
Ajo thekson se beson në strategjinë e re dhe në vendimarrjen për t’i kthyer të rinjtë.
"Nëse do i referohesha asaj çfarë ka thënë Kryeministri në shqetësimin që ka ngritur Presidenti dhe në shqetësimin e opozitës, unë mendoj se nëse bëhet një plan kombëtar, ashtu siç treguam mikpritje për afganët që janë këtu jo vetëm falë vendimmarrjes së qeverisë, duhet të tregohemi mikpritës së qytetarëve dhe popullit tonë që me të vërtetë e ka provuar diktaturën dhe vazhdon ta provojë në një formë apo në një tjetër kur flasim për një shtet të konsoliduar.
Pra nëse do u referohem fjalëve të Kryetarëve, fjalës së Kryetares së Kuvendit, unë do doja dhe do dëshiroja që ato që dikur i kemi shkruar në arsimin parauniversitar, por që nuk u realizuan, të realizohen. Besoj që në strategjinë e re dhe në vendimarrjen për t’i kthyer të rinjtë. Patriotizëm do të thotë që me gjithë kontributin tënd në çdo ditë të vitit dhe në çdo pozicion që je, në pozitë dhe në opozitë, për të realizuar dhe për të bërë një pakt të madh kombëtar , në drejtim të arsimit."-shprehet ajo.
Përsa i përket arsimit, ajo thotë se arsim pa para nuk ka, ndërsa shton se më 27 shtator do të preket buxheti i të gjithë familjeve shqiptare duke qenë se fillon dhe viti i ri shkollor.
Ajo u bën thirrje mësuesve që t’i bëjnë orët sa më të lehta dhe jo të mërzitshme në mënyrë që të ketë produktivitet.
'Arsim pa para nuk ka. Nëse do mendojmë se do të ketë arsim pa para kjo është një çështje hipotetike dhe është thjesht një menaxhim të llafeve dhe në drejtim të një ligjerate dhe mediatike. Në 27 shtator, çdo buxhet i familjes do të preket, pasi është pajisja e librave, me mjete dhe çdo gjë që i duhet fëmijëve. E treta shumë e rëndësishme është fëmijët me nevoja të veçanta. Qeveria e ka për detyre, t’i lërë historitë e fjalëve të bukura. Unë i bëj thirrje të gjithë ministreve gra të bëhen bashkë për të nxjerrë dhe për të bërë atë që quhet minimum jetese. Nuk mundet më që qeveria të thotë se unë nuk e përcaktoj dot minimumin jetik si një detyrim që e kanë vënë institucionet. Do të isha shumë e kënaqur që viti i ri akademik të kishte realisht shkolla të cilat janë rikonstrukturuar.
Këtu është detyra e zv.ministrit , i cili e ka menaxhuar këtë situatë dhe tani është në momentin që duhet të japë llogari dhe të nxisë përfundimin e punimeve. Covid-19, i cili është një fenomen i jetës tonë , ka lënë problematika edhe në psikikën e mësuesve edhe në psikikën e fëmijëve dhe në të gjithë jetën tonë, dhe ne duhet të marrim kohën tonë. Fillimi i këtij viti shkollor duhet të jetë mbresëlënës. Orët mos të jenë të vështira, të mërzitshme. Orët të jenë të tilla që të japin rezultate maksimale."