I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj, ka folur për situatën politike në vend, ku dhe ka komentuar rolin aktual të opozitës.
Abilekaj është shprehur se prezenca e opozitës në Parlament që do të nis javën e ardhshme në 9 Shtator nuk është thjesht denoncuese, e jo kontrolluese e jo denoncuese.
Sipas gazetarit në vendin tonë nuk ka një bashkëbisedim politik, dhe as një mazhorancë që reflekton mbi propozimet e pakicës.
"Roli i opozitës në parlament është një rol denoncues dhe kontrollues. Kontrollon qeverinë hap pas hapi dhe denoncon, mundohetb që tabëj sa më të fortë rezistencën në parlament, përpara se e gjithë qeverisja të ushtorhet në ligj, ne vendim etj. Opozita deri në shkurt të vitit 2019, kur u tërhoq nga parlamenti me dorëzimin e mandateve, nuk arriti ta bënte këtë gjë, dhe ne kemi parë shumë herë që fjalët e opozitës në parlament ishin zero. Ne nuk kemi një bashkëbisedim politik, nuk kemi një mazhornacë, e cila reflekton mbi propozimet e pakicës. Ne kemi një mazhorancë të dhunshme.
Prezenca e opozitës në Parlament nuk është korrigjuese, as kontrolluese por thjesht denoncuese. Me këtë opozitë që kemi dhe debatet nga foltorja e Parlamentit do të jenë falso, sepse kjo është opozitë që njësoj si mazoranca është e lidhur me atë grupim që ka marrë asetet e vendit dhe po merr akoma asetet e vendit, të cilat Rama i trashëgoi nga Berisha, i forcoi dhe pastroi në një, por mbeten po ata që janë të lidhura akoma me PD dhe me Bashën sot."
Abilekaj thekson se ofertat që bëri Kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve, opozita po i paraqet si të vetat teksa shton se kjo e fundit, po bashkëpunon me Ramën por nuk e tregon.
"Ne nuk dëgjuam që PD të denonconte një aferë konkrete me emër dhe mbiemër. Kjo nuk ndodhi asnjëherë gjatë fushatës. E dyta është se opozita ka marrë një vendim në Këshillin Kombëtar, ku i paraqet si kërkesa të veta ofertat e Ramës. Domethënë atë që Edi Rama ofroi me 26, 27 Prill, kur bëri deklarimin e fitores në ‘Sheshin Skëndërbej’, opozita i paraqiti si kërkesat e veta në Këshillin Kombëtar dhe si të panegociueshme. Pra opozita ka vendosur të bashkëpunojë me Ramën dhe nuk e thotë këtë gjë, nxjerrë përpara një deklarim fals se kjo është një mazhorancë e dalë nga zgjedhjet e korruptuara dhe pastaj i futet rrugës së bashkëpunimit ashtu siç e ka ftuar Rama.
Kjo tregon se këto kanë pushuar së qeni opozitë, kanë pushuari së besuari në misionin opozitar. Këta kanë vendosur të kapin vendin e opozitës dhe ta përdorin atë për të marrë ç’të mundin nga Rama. Në këto kushte unë besoj se në Parlament nuk do kemi as denoncime të vërteta. Nuk do kemi fare opozitë, do të kemi teatër, i cili do i bëjë dëm akoma më shumë vendit. Reagimi i shoqërisë ka një problem në këto kohë, nuk është më ai reagimi i dikurshëm sepse ka pasur momente që në shoqërinë shqiptare ka pasur protesta. Tani gjithë kriza e vendit tonë shkarkohet jashtë Shqipërisë. Ju e shikoni që shqiptarët e pakënaqur nuk rrinë në Shqipëri ikin jashtë."