Një plagosje u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga informacioni paraprak i policisë mësohet se një 25 vjeçar ka goditur me thikë një 30 vjeçar në pedonalen pranë "Urës së Bunës"
Njoftimi i policisë
Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.