Burrë e grua kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në Malësi të Madhe.
Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, ku një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A.Z., 24 vjeç banues në Koplik të Sipërm ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi B.H., 76 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja T.H., 67 vjeçe banues në Malësi e Madhe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit A.Z.