Zjarr i madh pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit

Shqipëria

Zjarr i madh pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Raportohet se një shtëpi private në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:55.

Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka përfshirë banesën e një familje në lagjen “5 Maji”, pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit dhe paraprakisht dyshohet që të jenë shkaktuar nga ndonjë qark i shkurtër në rrjetin elektrik.

Në vendngjarje për izolimin e flakëve dhe fikjen e tyre kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse dhe disa punonjës të këtij shërbimi. Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat