Çlirimi i Skraparit, Ardit Çela: Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë luftuan për një Shqipëri më të mirë

Shqipëria

Çlirimi i Skraparit, Ardit Çela: Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë luftuan për një Shqipëri më të mirë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:04
Ardit Çela

Nënkryetari i LSI-së për Tiranën, Ardit Çela ka kujtuar 5 shtatorin, Ditën e Çlirimit të Skraparit me një mesazh në “Facebook”.

Ai shkruan se gjyshi i tij dhe qindra patriotë në këtë rreth luftuan për një Shqipëri më të mirë, duke shprehur nderime e respekt për të gjitha ata që luftuan e punuan për një Shqipëri të lirë.

“Gjyshi im, vëllezërit e tij, dhe qindra të tjerë patriotë e atdhedashës në rrethin e Skraparit luftuan për një Shqipëri më të mirë. Nga kujtimet e gjyshit, por edhe të dashamirësve që sot i kujtojnë vlerat e zonës tonë, me krenari më tregonin për shtypshkronjën që kishim brenda shtëpisë tonë, nga ku shtypeshin e shpërndaheshin traktet dhe udhëzimet e kohës.
Sot është 5-Shtatori, Çlirimi i Skraparit. E përkujtojmë me Lavdi këtë ditë, në nderim dhe respekt të të gjithë atyre që luftuan e punuan për një Shqipëri të lirë!

Lavdi Dëshmorëve!

Lavdi Heronjve!”, shkruan Çela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat